Bota

Kanë korrur sukses dhe janë ndër më të njohurit, 5 miliarderët që nuk kanë mbaruar shkollën e mesme

Por ata nuk janë të vetmit miliarderë që kurrë nuk morën një diplomë të shkollës së mesme. Më poshtë do ju njohim me pesë miliarderët nga më të shquarit, por që nuk kanë mbaruar shkollën e mesme.

Sipërmarrësit Richard Branson dhe Jay-Z kanë dy të përbashkëta; të dy janë miliarderë të suksesshëm dhe të dy nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme. Por ata nuk janë të vetmit miliarderë që kurrë nuk morën një diplomë të shkollës së mesme. Më poshtë do ju njohim me pesë miliarderët nga më të shquarit, por që nuk kanë mbaruar shkollën e mesme.

1. Zhou Qunfei braktisi shkollën e mesme në moshën 16-vjeçare për të punuar në një fabrikë të lenteve të shikimit. Duke ndjekur klasat e kontabilitetit natën ajo kurseu rreth 2500 dollarë dhe në këtë mënyrë hapi kompaninë e saj të lenteve të shikimit. Tashmë kjo kompani drejtohet nga vetë ajo dhe të afërmit e saj. Qunfei është CEO e Lens Technology, e cila prodhon xhama mbrojtës për marka të tilla si Apple, Samsung apo Tesla. Në vitin 2015, kompania doli në publik dhe aksionet e Zhou në biznes ishin me vlerë 7.2 miliardë dollarë. “Kam hasur në shumë vështirësi dhe pengesa si ndërmarrëse”, tha ajo në një intervistë për CNBC. “Por çelësi i suksesit është të këmbëngulësh veçanërisht gjatë kohërave më të vështira”, vijoi ajo më tej. Sipas Forbes, miliarderja Qunfei ka një pasuri prej 6 miliardë dollarësh.

2. Amancio Ortega braktisi shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare për të filluar drejtimin e punëve për shitësit lokalë. Vite më vonë Ortega themeloi zinxhirin e shitjes me pakicë të Zaras në spanjë. Kompania e tij është zgjeruar në të gjithë globin. Sot ai është njeriu i dytë më i pasur në Evropë me një pasuri prej 70.4 miliardë dollarë.

3. Francois Pinault, u largua nga shkolla kur ishte 11 vjeç. Ai është themeluesi i grupit luksoz Kering. Pinault ka një pasuri prej 33.2 miliardë dollarësh sipas Forbes.

4. Jay-Z ndoqi shkollën e mesme për karrierë dhe arsim teknik George Westinghouse por kurrë nuk u diplomua. Jay-Z ka një pasuri prej 1 miliardë dollarësh. E gjithë kjo pasuri vjen nga aksionet e tij në markat e pijeve, artit, pasurive të patundshme. Duke qenë se ai nuk korri sukses të mjaftueshëm pas braktisjes së shkollës, inkurajon njerëzit që të marrin seriozisht arsimin e tyre. “Edukimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Jay-Z në një konferencë për shtyp. “Unë nuk kam një diplomë të shkollës së mesme ose një diplomë kolegji”, vijoi më tej ai.

5. Richard Branson u largua nga shkolla e mesme kur ishte vetëm 16 vjeç pasi luftoi me disleksinë. Pasi u largua nga shkolla, Branson themeloi biznesin e tij të parë, një revistë studentore, dhe përfundimisht një kompani regjistrimi me porosi me postë, që më vonë u bë etiketa muzikore e Virgin Records. Sot, kompania e tij, Virgin Group, mbikëqyr gati 500 filiale. Vetë Branson ka një pasuri prej 3.9 miliardë dollarë./ marrë nga businessinsider

(E.S. Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment