Aktualitet

Kanë frikë?/ Ku përfundojnë pasuritë e sekuestruara, Arben Kraja zbulon detaje: S’është kollaj t’i nxjerrësh në shitje kur i kanë “boss-ët” e krimit

Në fjalën e tij, Kraja foli për pronat e sekuestruara nga SPAK duke u shprehur se shitja e tyre është e vështirë pasi kanë qenë në pronësi të personazheve të njohur të botës së krimit. 
Featured image of article: Kanë frikë?/ Ku përfundojnë pasuritë e sekuestruara, Arben Kraja zbulon detaje: S’është kollaj t’i nxjerrësh në shitje kur i kanë “boss-ët” e krimit Mbledhja e KLP

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, ka bërë raportimin e punës për vitin 2020 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Në fjalën e tij, Kraja foli për pronat e sekuestruara nga SPAK duke u shprehur se shitja e tyre është e vështirë pasi kanë qenë në pronësi të personazheve të njohur të botës së krimit. 

Ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim etj. Ka problematika. Janë prona të personazheve të njohur botës së krimit, nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje dhe të marrësh të ardhura prej tyre. Vende të tjera i kanë shembur. Por nuk na takon ne si prokurori se çfarë do të bëhet me pronat e sekuestruara,”-tha Kraja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja sqaron trupën e KLP: Probleme me pagat dhe teknikën, zgjedhja e kreut të BKH, konform procedurave

(k.m/dosja.al)

Shto Koment