Politike

“Kanë dështuar të gjitha qeveritë e tjera”, Rama: Të pazotët e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje

VIDEO
Ai tha se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale.
Featured image of article: “Kanë dështuar të gjitha qeveritë e tjera”, Rama: Të pazotët e kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës ka hedhur akuza kundër të gjithë politikanëve të tjerë. Ai tha se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale. Por shtoi se të gjithë ishin të pazotë dhe kanë lënë vendin në gjendje të dhimbshme.

Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin. Të pazotët nuk e kanë lënë këtë popullit të zhvillohet”, u shpreh kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hidrocentrali i Skvaicës shumë shpejt do të nisë ndërtimin. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin për këtë hidrocentral. Në një deklaratë Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sirtar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment