Bota

Kandidati republikan tradhëtohet nga vajza e tij, ajo i bën thirrje njerëzve të mos e votojnë: Mos votoni babanë tim

Vajza e një kandidati ne Amerike i ka bërë thirrje votuesve që të mos e votojnë babanë e saj por një kandidat tjetër.
Featured image of article: Kandidati republikan tradhëtohet nga vajza e tij, ajo i bën thirrje njerëzve të mos e votojnë: Mos votoni babanë tim Kandidati republikan
Përditësuar:

AMERIKË- Një kandidat në Miçigan është tradhëtuar nga vajza e tij pasi kjo e fundit i ka bërë thirrje votuesve që të mos e votojnë babanë e saj por një kandidat tjetër.

Për “Fox News” republikani Robert Regan fajësoi ndikimin që kishte pasur tek e bija kolegji liberal ku ai e kishte çuar.

Unë u lëndova. Dua të them që unë u lëndova shumë. Një goditje. Kur e pashë për herë të parë, ngela: Oh Zot, a e ke seriozisht? Unë mendoj se ka të bëjë me indoktrinimin nga universitetet liberale majtiste, socialiste, marksiste“, tha ai. “Ju duhet të kuptoni se si janë këto kampuse kolegjesh. Këto gra dhe burra të rinj duan të futen në grup, dhe ne e kemi parë këtë për një dekadë, qoftë tek Ben Shapiro, Ann Coulter, Charlie Kirk. Secili nga këta njerëz që mundohet të flasë në kampus, e pëson. E gjithë ideja se ky është një bastion i fjalës së lirë dhe ideve, nuk pi ujë më.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vajza e Reganit, Stephanie, ka shkruar në rrjetet sociale:

Nëse je në Miçigan dhe mbi 18 vjeç, pash Zotin mos votoni për babanë tim si përfaqësues të shtetit. Thojini të gjithëve“.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment