Politike

“Tu jap një kafe të mirë”, videoja e kandidatit të LSI-së që jep dollarë, SPAK e merr nën hetim, Etien Joka shpallet në kërkim

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet me zë në një video e cila është publikuar ditën e sotme në Top Channel, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.
Featured image of article: “Tu jap një kafe të mirë”, videoja e kandidatit të LSI-së që jep dollarë, SPAK e merr nën hetim, Etien Joka shpallet në kërkim Etion Joka

TIRANË- Top Channel ka publikuar një video ditën e sotme, ku sipas tyre kandidati i LSI-së Etion Joka është filmuar duke premtuar të paguaj para për të blerë vota.  I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etion Joka shfaqet me zë në një video e cila është publikuar ditën e sotme në Top Channel, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas publikimit të pamjeve vetë Jaka reagoi duke mohuar gjithçka ndërsa paralajmëroi edhe përballje ligjore. Sipas tij, çdo gjë është e sajuar dhe e montuar. Por tashmë është shpallur në kërkim policor pasi nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në Polici dhe ka fikur telefonin. Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për rastin.

(K.M/dosja.al)

Shto Koment