LIVE UPDATES
Bota

Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

16 Qershor 2019, 09:46 Nga DOSJA
Kandidati i Erdoganit në duel televiziv

Në një kohë që vetë Erdogani si politikan lokal i Stambollit përfitoi jashtëzakonisht në vitet 90-të nga duelet televizive. Si politikan i partisë islamiste paraardhëse të AKP-së, partisë së drejtësisë dhe bamirësisë, ai ndiqte qëndrime konservatore që nuk i përgjigjeshin rrymës kryesore politike në Turqi. Në duelet televizive, bashkë me mentorin e tij politik, Nexhmetin Erbakan ai kishte një platformë për të luftuar kundër imazhit negativ të partisë së tij. Në vitin 2002, në zgjedhjet parlamentare pasoi pastaj triumfi i madh: AKP e Erdoganit fitoi qartë zgjedhjet. Që nga ajo kohë, Erdogani nuk u pa më në duele televizive me kandidatë opozitarë.

Arif Beki, këshilltar për media i presidentit turk në vitet 2005-2009 e shpjegon kështu këtë ndryshim të strategjisë. „Raunde të tilla bisedimesh, që i sollën avantazhe Erdoganit në të shkuarën, sot ai i konsideron të pavlefshme. Konkurrentët, që ai nuk i sheh si të barabartë nuk duhet të përfitojnë nga popullariteti i tij. Nga ana tjetër ai nuk do që të prezantohet në duele të tilla si i prapambetur, si ka ndodhur në këtë shkuarën.”

Rikthim në raunde televizive 

Prandaj për shumë vetë është e pashpjegueshme, pse AKP, pas 17 vitesh para raundit të dytë të zgjedhjeve në Stamboll, lejon një duel televiziv me kandidatin e opozitës dhe këtë në kushte të balancuara. Moderatori i televizionit, Ismail Kücükkaya nuk njihet si i afërt me AKP, edhe televizioni Fox News që transmenton duelin njihet si kritik ndaj AKP-së. Nga ana tjetër, kandidati i opozitës Imamoglu është në avantazh në një duel të tillë. Ai njihet si folës elokuent, ndërsa Yildirimi duket në daljet publike si i papërpunuar dhe pa ide kreative. Immamoglu e njeh mirë artin e të shfrytëzuarit të pikave të dobta të konkurrentit. Sondazhet tregojnë një avantazh prej 2-6% të kandidatit të opozitës që nga vendimi për përsëritjen e votimeve.

Për Erdoganin kanë rëndësi këto votime

Stambolli është qendra ekonomike e Turqisë dhe ka një arkë bashkie të mbushur plot, që nga partia qeverisëse AKP u shfrytëzua me vite për të mbajtur në këmbë kontaktet e rëndësishme me biznesin. Nga ana tjetër, vetë Erdogani ka qenë kryetar bashkie i Stambollit, dhe si i tillë ngriti një rrjet të fortë, prej nga pushtoi të gjithë Republikën.

Erdogan e di: Humbja e Stambollit do të ishte një humbje e madhe pushteti për të. Prandaj partia qeverisëse AKP ka ndërmarrë një sërë masash për të mënjanuar humbjen. Përsëritjen e zgjedhjeve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor, që u arrit vetëm me presionin e AKP-së; një ofensivë marrjeje me të mirë e elektoratit kurd; përpjekje për ta diskredituar kandidatin opozitar duke pretenduar, se ai është i ndikuar nga „fuqi të huaja”. Por asgjë nuk pati sukses, Imamoglu doli gjithmonë i pandikuar në fushatë.

Opozitarët besojnë, se dueli televiziv është një lëvizje shahu e partisë AKP për t’u paraqitur si transparente dhe demokratike. „Debati Imamoglu-Yildirim duhet të krijojë përshtypjen, se gara për postin e kryebashkiakut zhvillohet në kushte demokratike”, thotë politologu turk, Ülkü Doganay. Shumë vetë e shohin këtë duel si një akt dëshpërimi. Kështu mendon edhe ish-këshilltari për media i Erdoganit, Arif Beki. „Nuk mund të mendohet, se Erdogani e ka ndryshuar qëndrimin e tij papritur për duelet televizive. Arsyeja e vetme, pse ai ka dhënë dritën jeshile është është se fushata e Yildirimit deri më tani nuk ka pasur sukses.” Presidenti turk, i cili që nga viti 2002 gjithmonë është treguar aktiv në fushatën zgjedhore, këto ditë nuk ka dalë më në fushatë. Ka edhe nga ata që besojnë, se ai e ka lënë në mëshirë të fatit Yildirimin, për t’ia lenë pastaj më 23 qershor atij fajin, në rast të një humbjeje.

Marrë nga: DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota binali yildirim duel televiziv erdogan presidenti turk binali yildirim duel televiziv erdogan presidenti turk

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni