Politike

Kandidatja për ambasadore para Senatit: Krimi problem serioz, do kërkoj zgjidhjen e krizës në Shqipëri

E nominuara e Presidentit Donald Trump ka dalë para senatit sot, ku ka deklaruar se mbështet reformat e ndërmarra nga Shqipëria. 
Featured image of article: Kandidatja për ambasadore para Senatit: Krimi problem serioz, do kërkoj zgjidhjen e krizës në Shqipëri Yuri Kim para Senatit Amerikan
Përditësuar:

SHBA– Kandidatja për ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim po përballet me Senatin në lidhje me kandidaturën e saj për ambasadore në Shqipëri. E nominuara e Presidentit Donald Trump ka dalë para senatit sot ku ka deklaruar se mbështet reformat e ndërmarra nga Shqipëria. 

Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK dhe të BKH-së. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar. Mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në solidaritet, integrim dhe bashkëpunim. Duke qenë se Rusia nuk ka tërheqje të madhe në Shqipëri, ne do mbajmë vende të tilla më afër”, tha kandidatja për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim.

Më tej ajo ka thënë se “do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”.

Një ndër problemet e tjera që përmendi kandidatja për ambasadore ishte dhe krimi në Shqipëri. Yuri Kim tha se Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq për krimin e organizuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre“, shtoi ajo.

Prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht ambasada amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkuara me punë  Leyla Moses Ones.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment