Aktualitet

Kandidat për SPAK, KPK seancë për Ened Nakuçin, prokurori pa probleme me pasurinë

Prokurori i Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi, sipas raportit të KPK, që është bazuar në tri shtyllat e Vettingut, pasuria, pastërtia morale dhe aftësia profesionale, rezulton i “pastër”. Sipas raportit të ILDKPK,  Nakuçi ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë.
Featured image of article: Kandidat për SPAK, KPK seancë për Ened Nakuçin, prokurori pa probleme me pasurinë Ened Nakuçi, prokuror

TIRANË- Kandidati për Njësinë Speciale Anti-Korrupsion, SPAK, Ened Nakuçi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku është zhvilluar seanca dëgjimore.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi, sipas raportit të KPK, që është bazuar në tri shtyllat e Vettingut, pasuria, pastërtia morale dhe aftësia profesionale, rezulton i “pastër”.

Sipas raportit të ILDKPK,  Nakuçi ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë.

Prokurori ka një apartament 136 m2 në Tiranë, ndërsa në muajin shtator të vitit 2003 ka lidhur kontratë porosie për të.

Mënyra e pagesës, 19 mijë USD në 9 mars, 20 mijë USD me mbarimin e karabinasë dhe 23 mijë USD në 2006 me marrjen e çelësave. Gjithë pagesa është likuiduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitin 2003 subjekti nuk ka deklaruar shumën e plotë të pasurisë por vetëm shumën e paguar atë vit. Burimi i deklaruar prej tij, kanë qenë të ardhurat e tij nga rroga dhe një pjesë parash e marrë borxh nga familja dhe xhaxhai.

Nakuçi është bashkëpronar në apartamentin 73 m2 përfituar me një kontratë në vitin 2010. Burim është shitja e apartamentit 92 m2 në të cilin ka jetuar me prindërit, me të ardhura nga pagat si edhe një borxh.

Apartamenti është blerë 10 mln lekë, ndërsa borxh rezulton se tek noteri ka marrë 17 mijë euro tek daja i gruas. E vetmja shkelje e tij është mospërputhja e deklarimit të një vlere prej 5600 euro.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment