Politike

“Kanceri i vendit”, shqiptarët shpërthejnë në ofendime ndaj djalit të manjatit Soros: Ti dhe Rama na shfarosët

  • Djali i miliarderit Soros mbërrin në Tiranë, çfarë diskutoi në takimin privat me Ramën
  • Shqiptarët nuk e kanë mirëpritur aspak vitizën e Alex Soros në Shqipëri.
    Featured image of article: “Kanceri i vendit”, shqiptarët shpërthejnë në ofendime ndaj djalit të manjatit Soros: Ti dhe Rama na shfarosët Edo Rama, Alex Soros dhe komentet

    TIRANË– Një ditë më parë djali i manjatit George Soros erdhi në Shqipëri. Në një foto krah kryeministrit Edi Rama, Alex Soros shprehu kënaqësinë e tij për faktin që po viiztonte sërish Shqipërinë.

    Por nga ana tjetër, shqiptarët nuk e kanë mirëpritur aspak këtë vizitë. Krahas fotos së publikuar nga Alex Soros shumë ndjekës i shkruajnë djalit të manjatit se është ‘kanceri i vendit së bashku me Edi Ramën’.

    Të tjerë shprehet se ai është arsyeja për të cilën shqiptarët largohen nga vendi.

    “Përtej dhëmbëve tuaj të bardhë, ka diçka të zezë për Shqipërinë,”- shkruan një prej tyre.

    Kanceri i pastër,”– shkruan një tjetër.

    “Dhëmbë të bardhë, zemër e zezë,”- vijon dikush më tej.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kancer i pastër,”- thotë një tjetër.

    “Po na shkatërroni Shqipërinë,”– shkruan edhe dikush.

    Ka edhe nga ata që i urojnë mirëseardhjen, por më shumë kanë mbizotëruar komentet negative.

    Çështja Soros është diskutuar kaq shumë herë në Shqipëri. Opozita ka akuzuar gjithmonë kryeministrin Edi Rama se financohet nga Soros dhe se është në varësi të manjatit. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë shorehur në deklarata publike se në të vërtetë Shqipëria drejtohet nga Soros.

    (f.m.dosja.al)

    Shto Koment