Bota

Kancelari austriak pro vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë: Duhet t’i dërgojmë ultimatum që të ndalojë provokimet në Mesdhe

Kancelari Sebastian Kurz ka thënë se ai do të këmbëngulë në mbledhjen e Këshillit Evopian që do të mbahet në muajin dhjetor që ti dërgohet një ultimatum Turqisë për të ndaluar provokimit në Mesdhe. 
Featured image of article: Kancelari austriak pro vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë: Duhet t’i dërgojmë ultimatum që të ndalojë provokimet në Mesdhe Sebastian Kurz

AUSTRI-Kancelari Sebastian Kurz është pro vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë. Sipas mediave të huaja Kurz ka thënë se ai do të këmbëngulë në mbledhjen e Këshillit Evopian që do të mbahet në muajin dhjetor që t’i dërgohet një ultimatum Turqisë për të ndaluar provokimet në Mesdhe.

Ne duhet t’i tregojmë Presidentit Turk Rexhep Tajip Erdogan se jemi të bashkuar dhe të vendosur. Reputacioni i Evropës po rrezikohet nga veprimet (dmth. Turqia) në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, edhe nëse është një partner i NATO-s, duhet ti tregojm vendin. Erdogan po vë fitila në periferinë e BE, në Siri, në Libi, në Azerbajxhan, në Egje – nëse sanksionet nuk vendosen ndaj Ankarasë tani, atëherë kur “- ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BE ka lajmëruar më parë se mund të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të provokimeve dhe presioneve radhazi me Greqinë mbi burimet e energjisë dhe kufijtë detarë. Gjatë një takimi me udhëheqësit e BE një muaj më parë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka bërë thirrje Ankarasë që të përmbahet nga veprimet e njëanshme në Mesdheun lindor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment