Aktualitet

Kanabis në Fier! Babë e bir mbollën lëndën narkotike në vazo me lule, në pranga dhe një 52-vjeçar për të njëjtën vepër penale

VIDEO
Gjatë operacionit “Dërmënas” u bë i mundur arrestimi i Gëzim Berishës, Afrim Berishës dhe Arben Vrenozit.
Featured image of article: Kanabis në Fier! Babë e bir mbollën lëndën narkotike në vazo me lule, në pranga dhe një 52-vjeçar për të njëjtën vepër penale Kanabis ne vazo lulesh ne Fier

FIER–Policia në Fier, ka arrestuar tre persona pasi kultivonin kanabis në tokat e tyre.  Gjatë operacionit “Dërmënas” u bë i mundur arrestimi i Gëzim Berishës, Afrim Berishës dhe Arben Vrenozit.

Babë e bir, Gëzim dhe Afrim Berisha kishin kultivuar kanabis në vazo lukesh. Policia sekuestroi 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë në vazo lulesh.

Arrestimi i Arben Vrenozit, u bë pasi në oborrin e banesës së tij, në Fermën Çlirimi, iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis.


NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon kontrolli intensiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërmënas”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, pas një hetimi 2-javor. Sekuestrohen 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë në vazo lulesh. Në kuadër të operacionit vihen në pranga babë e bir, për kultivim, prodhim dhe shitje të narkotikëve. Gjithashtu, në vijim të operacionit vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së kanabisit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, pas një hetimi 2-javor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Dërmënas”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit G. B., 62 vjeç dhe A. B., 34 vjeç (babë e bir), banues në Dërmënas, Fier. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në oborrin e banesës iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment