Aktualitet

Kanabis në banesë! Arrestohet 60-vjeçari në Lezhë, po tentonte kultivimin e lëndës narkotike në tokën e tij

Policia konstatoi se në banesën e personit me inicialet P.B, ka pasur një tentativë për të kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa. 
Featured image of article: Kanabis në banesë! Arrestohet 60-vjeçari në Lezhë, po tentonte kultivimin e lëndës narkotike në tokën e tij Foto ilustruese

LEZHË– Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi po tentonte që të kultivonte kanabis në oborrin e banesës së tij. Policia konstatoi se në banesën e personit me inicialet P.B, ka pasur një tentativë për të kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. B., 60 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment