Sport

Ish-kampioni Mustafi do të largohet nga Schalke, por jo nga Gjermania

Kontrata e mbrojtësit shqiptar me Shcalke 04 është vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe vetëm nëse klubi i shpëton rënies nga Bundesliga, ajo do të rinovohet
Featured image of article: Ish-kampioni Mustafi do të largohet nga Schalke, por jo nga Gjermania
Përditësuar:

GJERMANI – Ish-kampioni i botës Shkodran Mustafi gjatë merkatos së janarit u bashkua me klubin gjerman Schalke 04. Mbrojtësi shqiptar e prishi kontratën me Arsenalin dhe si futbollist i lirë iu bashkua klubit gjerman.

Megjithatë kontrata e tij me Shcalke 04 është vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe vetëm nëse klubi i shpëton rënies nga Bundesliga ajo do të rinovohet. Gjithsesi, mediat gjermane kanë raportuar se lojtari do të largohet në verë nga Schalke.

Kësisoj edhe disa skuadra që tani janë vënë në ndjekje të tij. Thuhet se Interi, Lazio dhe Napoli janë skuadrat italiane që e duan shqiptarin, ndërkohë që Mustafi që ditë më parë mbrojtësi ka deklaruar se ai dëshiron të vazhdojë të luajë në Gjermani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hertha Berlin, Eintracht Frankfurt dhe VFB Stuttgart janë ekipet gjerman që duan shërbimet e Mustafit. Sipas mediave gjermane, Frankfurt mbetet skuadra me shanset më të mira për të nënshkruar me mbrojtësin kampion bote.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment