Sport

Kampion me Real Madrid dhe nënkampion me Gjermaninë, futbollisti dyshohet për veprime pedofilie: e akuzon një grua

Hetuesit kanë sekuestruar telefonin e Metzelder dhe e kanë shoqëruar në shtëpinë e tij në Dusseldorf, ku kanë ushtruar kontroll
Featured image of article: Kampion me Real Madrid dhe nënkampion me Gjermaninë, futbollisti dyshohet për veprime pedofilie: e akuzon një grua Christoph Metzelder

GJERMANI-Akuza të turpshme rëndojnë mbi nën kampionin e Botës me Gjermaninë në vitin 2002 Christoph Metzelder. Ish-mbrojtësi gjerman i Borussia Dortmund, Real Madrid e Schalke 04. Metzelder akuzohet  për shpërndarje të imazheve të abuzimit të fëmijëve dhe tashmë ai është marrë në pyetje nga policia. Hetuesit kanë sekuestruar telefonin e tij celular dhe e kanë shoqëruar në shtëpinë e tij në Dusseldorf, ku kanë ushtruar kontroll.

Të paktën një kompjuter i është sekuestruar e tani do të analizohet me kujdes. “Bild” ka bërë të ditur se operacioni blitz ka ardhur pas denoncimit të një gruaje nga Hamburgu me të cilën Metzelder ka patur një raport e që i ka treguar policisë 15 imazhe pedopornografike që i janë dërguar me softëare të messazheve ËhatsApp nga ish-futbollisti. Metzelder ishte president i klubit TuS Haltern am See, por tashmë si rrjedhojë e ngjarjes gjermani ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e tij në klub.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Derisa gjithçka të pastrohet dhe hetimi të mbarojë, Metzelder do të heqë dorë nga të gjithë postet e tij në TuS Haltern am See,” shkruhej në deklaratën e klubit

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment