Politike

“Kampi në Siri ku ndodhet Alvini është i sigurt”/ Çudit Spiropali, i tregon ‘muskujt Përmetit: Ne s’jemi trembur as nga Berisha (VD)

Spiropali ka deklaruar se kampi në Siri ku ndodhet Alvin Berisha është i sigurt.

Tiranë- Një debat ka pasur ditën e sotme në seancën plenare mes Elisa Spiropalit dhe Andi Përmetit për rastin e Alvin Berishës, i cili ndodhet në një kap në Siri.

Ndër të tjera ministrja e deleguar për të folur për këtë çështje kaq sensitive, u shpreh se kampi  Al Hol ku ndodhet Alvin Berisha është i sigurt, ndërsa vijon puna me partnerët për t’i nxjerrë për t’i riatdhesuar.

Kontaktet me Alvin dhe të tjerët është mbajtur përmes organizatave ndërkombëtare humanitare. Kampi Al Hol është i sigurt, atje janë 70 mijë gra dhe fëmijë, 10 mijë të huaj”, është shprehur Spiropali.

Deputeti i Andi Përmeti ka replikuar ndaj ministres, ku është shprehur: “Shkoni dhe shpëtoni djalin se është 11-vjeç, kur do të shpëtojë ai dhe fëmijët e tjerë. Pse ambasadori shqiptar në Turqi tha PO e tërheq unë. Sot kampi mund të jetë i sigurt, por ajo është zonë lufte”.

Spiropali reagoi sërish duke i thënë Përmetit:  “Ishit kopje e shëmtuar e atyre që janë jashtë, ashtu kishim më mirë kopjen se origjinalin, më mirë të ishin ata. Ne jemi përballur me Berishën, Bashën, etj dhe nuk jemi trembur”.

Por deputeti i opozitës së re tha se nuk po bën politikë. “Ju jeni në pritje dhe unë baba në pritje, ajo video ishte emocionuese, po të ishte për të mos bërë politikë i zije derën atij te ministria e Jashtme që nuk di shqip”. 

Ministrja Elisa Spiropali ishte e sot e deleguar e kryeministrit Edi Rama për të folur për çështjen sensitive të Alvin Berishës. Mos-prezenca e Ramës ngjalli debat në seancë.

J.V/Dosja.al 

  • Rama ‘braktis’ sërish Alvin Berishën, nxjerr Spiropalin për të dhënë llogari para deputetëve: Po bëjmë detyrën pa zhurmë
  • Shto Koment