Aktualitet

Kamioni me 2.6 ton kanabis/ Kush janë 2 lushnjarët të përfshirë në trafikun e drogës, njëri mbushi mallin në magazinën e tij, FOTOT e të prangosurve

Dosja.al ka bërë një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesnit dhe rezulton se Shurdhi ka nisur biznesin e tij në vitin 2009 dhe ofron shërbimet: punime ndërtimi ,armaturë, punime hekuri, mure tulle, suvatim, shtrim pllakash dhe lyerje me bojë. Gjithashtu ofrohen shërbimet për punime saldimi dhe bar-kafe-restorant.
Featured image of article: Kamioni me 2.6 ton kanabis/ Kush janë 2 lushnjarët të përfshirë në trafikun e drogës, njëri mbushi mallin në magazinën e tij, FOTOT e të prangosurve Kamioni me kanabis

TIRANË– Zbulohen identitet e personave të përfshirë në dosjen e kamionit të ngarkuar me 2.6 ton kanabis, i cili u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit nga pala malazeze. Dosja.al ka siguruar foton e Përparim Shurdhit, pronarit të magazinës në Lushnje, ku edhe u ngarkua droga, dhe të Arlind Tabakut, i cili është bashkëpunëtori i tij.

Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku

Dosja.al ka bërë një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesnit dhe rezulton se Shurdhi ka nisur biznesin e tij në vitin 2009 dhe ofron shërbimet: punime ndërtimi ,armaturë, punime hekuri, mure tulle, suvatim, shtrim pllakash dhe lyerje me bojë. Gjithashtu ofrohen shërbimet për punime saldimi dhe bar-kafe-restorant.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shurdhi dhe Tabaku janë prangosur ditën e sotme gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet malazeze. Në kërkim është shpallur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment