Sport

Kamioni i botës me Italinë, i thotë lamtumirë trajningut

Marselo Lipi ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të punojë si trajner, duke mbyllur një karrierë dhe një cikël ndër më të sukseshmit në futbollin italian dhe atë ndërkombëtar
Featured image of article: Kamioni i botës me Italinë, i thotë lamtumirë trajningut
Përditësuar:

 

ITALI – 72-vjeçari, Marcelo Lipi, ka vendosur të mos drejtojë më asnjë skuadër dhe t’i thotë lamumirë trajningut sportive. Ai është një nga trajnerët italianë më të suksesshëm në histori, teksa ka fituar edhe Botërorin në vitin 2006 me kombëtaren e vendit të tij.

Gjithashtu, Marcelo Lipit, ka drejtuar me mjaft sukses edhe skuadrat më të mëdha italiane, si Juventus, Inter dhe Milan. Më së fundmi, ai ka drejtuar kombëtaren e Kinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E kam mbyllur aventurën time si trajner. Është e vërtetë, unë nuk do të drejtoj më një skuadër. Mjafton me kaq. Ndoshta mund të jap ndihmën time në një rol tjetër, por si trajner e kam mbyllur,”- është shprehur Lipi për “Radio Sportiva”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment