Aktualitet

‘Kafeja e fundit’/ Momenti i atentatit kapi ‘mat’ biznesmenin Lika dhe 53-vjeçarin Gjergji, kamerat e sigurisë kapën çdo DETAJ

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima e dytë, 53-vjeçari Paulin Gjergji ka qënë brenda në lokalin e hotelit duke konsumuar një kafe me mikun e tij biznesmen.
Featured image of article: ‘Kafeja e fundit’/ Momenti i atentatit kapi ‘mat’ biznesmenin Lika dhe 53-vjeçarin Gjergji, kamerat e sigurisë kapën çdo DETAJ Foto ilustruese

LAÇ– Kamerat e sigurisë mund të zbardhin atentatin e ndodhur në hotelin “A&A” në Laç ndaj biznesmenit Bujar Hasani Lika.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima e dytë, 53-vjeçari Paulin Gjergji ka qënë brenda në lokalin e hotelit duke konsumuar një kafe me mikun e tij biznesmen. Ka qënë pikërishrt ky momenti kur agresori ka ardhur nga jashtë dhe ka qëlluar mbi objektivin, duke mos i kursyer plumbat as ndaj të tjerëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani dyshohet se 21-vjeçari, Kreshnik Tusha është autori i ngjarjes por ende nuk është e konfirmuar. Aktualisht i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment