Sport

Kameramani anglez kthehet pas 22 vjetësh në Prishtinë, jo për të xhiruar luftën siç bëri në vitet ’90, por për ndeshjen Kosovë-Angli

Chris James ka qenë një ndër kameramanët mbrëmjen e djeshme në stadiumin “St.Mary’s” në Kosovë, por këtë herë krejt ndryshe, për  të raportuar përmes kameras një ngjarje të bukur si sporti, dhe jo sikur para 22 viteve kur raportonte për luftën.
Featured image of article: Kameramani anglez kthehet pas 22 vjetësh në Prishtinë, jo për të xhiruar luftën siç bëri në vitet ’90, por për ndeshjen Kosovë-Angli Chris James

KOSOVË- Chris James është kamermani që regjistroi para 22 vitesh gjendjen katastrofike në të cilën ndodhej Kosova gjatë luftës. Për herë të parë në vitin 1997  dhe ditën e djeshme duke regjistruar ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Anglisë, a nuk është një rastësi e bukur kjo?

Chris James ka qenë një ndër kameramanët mbrëmjen e djeshme në stadiumin “St.Mary’s” në Kosovë, por këtë herë krejt ndryshe, për  të raportuar përmes kameras një ngjarje të bukur si sporti, dhe jo sikur para 22 viteve kur raportonte për luftën.

 

Kjo ndeshje mes Anglisë dhe Kosovës, është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Ndërkohë ardhja e Kombëtares angleze në Kosovë ka rikujtuar histori  shumë të vjetra rreth luftës e Kosovës në vitet 90 dhe ndikimin e  Anglisë në bombardimet e NATO.

Rritja kaq e menjëhershme e Kombëtares Kosovare ka tërhequr vëmendjen e mediave  të huaja, kryesisht ato britanike të cilat kanë shkruar për të.

Ndërkohë kameramani James, ishte një prej dëshmitarëve të parë i cili pa nga afër sesi kishte ndryshuar Kosova pas 22 vitesh, teksa xhironte ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Kosova ka habitur mbrëmë me rezultatin 5:3  kundër Anglisë, në stadiumin  “St. Mary’s”, duke thyer zërat e këqinj për Kombëtaren e tyre të lodhur prej 15  vitesh me rradhë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment