Politike

Kamera në qendrat, ‘koka’ e Ardi Veliut dhe qeveri tranzitore, zbardhen propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, selia blu: Paanshmëri dhe besim

Sipas selisë blu, këto ndryshime do të sjellin besimin e subjekteve zgjedhore dhe paanshmëri në funksionimin e Policisë së Shtetit.
Featured image of article: Kamera në qendrat, ‘koka’ e Ardi Veliut dhe qeveri tranzitore, zbardhen propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, selia blu: Paanshmëri dhe besim Reforma Zgjehdore dhe selia blu

TIRANËDosja.al ka siguruar draftin e propozimeve të Partisë Demokratike, për gjërat që kjo e fundit kërkon të ndryshojë në Reformën Zgjedhore. Në draft shihen katër kërkesat e parashtruara nga PD-ja, e cila kërkon që para zgjedhjeve të ngrihet një qeveri tranzitore, krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK dhe që 100 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të emërohet një drejtor i ri në krye të Policisë së shtetit, nga ministri i Brendshëm teknik që do të jetë pjesë e qeverisë së propozuar. PD-ja kërkon edhe që KQZ -ja të pajisë me sistem monitorimi me kamera të gjitha qendrat e votimit.

“Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,”- shkruhet ndër të tjera në kërkesaën e parashtruar.

Sipas selisë blu, këto ndryshime do të sjellin besimin e subjekteve zgjedhore dhe paanshmëri në funksionimin e Policisë së Shtetit.

Në draft shpjegohet më tej se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve duhet të nxjerrë një udhëzim për procedurat administrative të veçanta gjatë periudhës zgjedhore dhe brenda dy muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore duhet të raportojë me shkrim pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për veprat penale zgjedhore në kompetencë të saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas propozimeve të parashtruara nga PD-ja, në momentin që drejtuesi i BKH-së konstaton shkelje disiplinore të policisë gjyqësore përgjatë kryerjes së hetimeve të veprave penale zgjedhore, duhet të paraqesë brenda 5 ditëve ankesë me shkrim tek Komisioni Disiplinor.

Reforma Zgjedhore ka mbledhur dhe njëherë Këshillin Politik, të cilët janë takuar sot dhe me eskpertët e OSBE që kanë mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme. Anëtarët e Këshillit Politik, janë takuar sot ku kanë zhvilluar diskutime në lidhje me çështjet që kanë mbetur pezull nga takimet e mëparshme. Pas takimit drejtuesit e këtij Këshilli kanë folur për mediat duke thënë se ka pasur diskutime për propozimet e opozitës. Përfaqësuesi i PD për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh për mediat se propozimi i opozitës është që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK. Nga ana tjetër Gjiknuri u shpreh se PD-ja ka bërë disa propozime që i ka quajtur në nivel teknik, por përjashtoi faktin se mund të ishte diskutuar në lidhje me qeverinë tranzitore. Ndërsa Rudina Hjadari shtoi se PD-ja duhet t’i kishte sjellë më herë propozimet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment