Kulture

Kamera brenda Syrit të Kaltër, zbulohen sekretet e mrekullisë shqiptare(Video)

Në një video të publikuar para disa vitesh e cila është bërë edhe tani virale, shikohet e gjithë thellësia e Syrit të Kaltër. Ngjyra fantastike, rrezet e diellit që depërtojnë në ujë, të gjitha këto në perlën shqiptare që ka tërhequr me mijëra turistë.
Featured image of article: Kamera brenda Syrit të Kaltër, zbulohen sekretet e mrekullisë shqiptare(Video) Syri i kaltër
Përditësuar:

SARANDË-Shqipëria është një vend me bukuri të rralla natyrore. Nga Vermoshi në Konispol turistët sa vijnë e shtohen duke vizituar gati cdo cep të vendit tonë.

Ndër këtë pasuri të madhe që kemi Syri i Kaltër është një prej destinacioneve kryesore ku drejtohen qindra mijëra turistë nga e gjithë bota.  Pasi karakteristë në këtë vend magjik është uji i ftohtë dhe i kristaltë, dhe ngjyra kaq natyrale që shkon deri në thellësi.


Përmes një video të shpërndarë nga të huajt para 7 vitesh, tregohet e gjithë pamja nënujore që ngjan si një mrekulli e vërtetë. Kjo video tashmë është bërë sërish virale në rrjetet sociale.

A.C.Dosja.al

Shto Koment