BotaVirale

Tërmeti 6.8 rihter ‘shkundi’ vendin, ky është kamarieri më i përkushtuar në Turqi, s’del nga lokali pa lënë porosinë mbi tavolinë (PËR T’U MARRË SHEMBULL)

S’mund të themi asgjë tjetër veçse: profesionist djalë!
Featured image of article: Tërmeti 6.8 rihter ‘shkundi’ vendin, ky është kamarieri më i përkushtuar në Turqi, s’del nga lokali pa lënë porosinë mbi tavolinë (PËR T’U MARRË SHEMBULL) Kamarieri turk

TURQI– Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë duke shkaktuar panik në njerëz dhe banesa të rrënuara.

Por lëkundjet nuk e kanë ndaluar një kamarier që të bëjë punën e tij dhe shumë mirë madje. Teksa njerëzit në lokalin që ai po shërbente ndjenë tërmetin, dolën me vrap jashtë.

Ndërsa ai me shumë guxim, doli i fundit duke lënë mbi tavolinë edhe porosinë që i kishin dhënë. Pasi la të gjitha filxhanët e kafeve, në fund kamarieri që duhet marrë shembull doli edhe vetë për të shpëtuar kokën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

S’mund të themi asgjë tjetër veçse: profesionist djalë!

Mbrëmjen e sotme një tërmet ka lëkundur Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 4 persona të vdekur.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment