LIVE UPDATES
Politike

“Kam votuar gjithë jetën Partinë Socialiste”/ Kryemadhi tregon bisedën me banorët në Lezhë: Më futi në burg për nj

9 Prill 2021, 17:30 Nga DOSJA
“Kam votuar gjithë jetën Partinë Socialiste”/

LEZHË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme qytetin e Lezhës ku dhe ka zhvilluar një takim me banorët e zonës në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka thënë se ka vizituar Shqipërinë qytet më qytet dhe se çdo ditë e më shumë shikon njerëz që janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje. Ajo ka treguar një rast me banorët e Lushnjes ku i kanë treguar Kryemadhit për padrejtësitë që i ka bërë Partia Socialiste.     

“Po lëviz në të gjithë Shqipërinë, shtëpi më shtëpi, fshat më fshat dhe çdo ditë e më shumë mendoja se njerëzit do të ishin indiferentë ndaj politikës, ashtu siç kanë qenë në 30 vitet e tranzicionit, por në fakt nuk janë indiferentë, përkundrazi, janë nervozë, kanë inat me politikën. Sepse ajo që ndjejnë çdo ditë është padrejtësia që ndodh me ta. Isha para disa ditësh në disa familje në fshatrat e Lushnjes dhe më thanë: Si mund të votoj unë përsëri tha Rilindjen? Kam votuar gjithë jetën Partinë Socialiste, por jo vetëm që nuk më dha mundësinë për t’u punësuar, jo vetëm që nuk më garantoi shitjen e produktit, jo vetëm që më rriti çmimet e pesticideve, por më futi edhe në burg për një faturë energjie me 10 mijë lekë të vjetra të papaguara.

E si mund të votoj unë atë kur para 8 viteve tha që do të falim energjinë elektrike. Jo vetëm që nuk e fali, por i shtoi çmimin energjisë elektrike. Ne e dimë se çfarë ndodh në Lezhë, me çmimet e kripura të energjisë elektrike, jo vetëm për bizneset por dhe për familjet e Lezhës, të cilat nuk kanë mundësinë e punësimit, nuk kanë mundësinë e ushqyerjes së fëmijëve të tyre dhe jo më të paguajnë fatura afrofe të energjisë elektrike. Prandaj angazhohemi që të gjithë, jo vetëm për të bërë fjalë për amnistinë fiskale të energjisë elektrike, por për të falur çdo abuzim që është bërë me faturat e energjisë elektrike për familjet e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë. Për familjet e rindërtimit të cilat presin me padurim rindërtimin e shtëpive të tyre.

Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin dhe për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim përsa i përket flamujve politik. Por për çdo familje që ka humbur shtëpinë, çdo familje që vazhdon të jetojë sot në çadra. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për ti dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, çdo qytetari shqiptar, sepse në fund të fundit të gjithë jemi të barabartë si përpara Zotit ashtu dhe përpara ligjit,” tha ajo.

Kryemadhi në fjalën e saj me banorët ka thënë se në çdo takim që bën në Lezhë djen emocion. Ajo ka thënë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe për kthimin e banorëve të larguar në vendin e tyre.   

“Ndjej emocion për çdo takim që bëj në Lezhë sepse emocionet dhe entuziazmi që karakterizon qytetin e Lezhës është një moment dhe një motivim i jashtëzakonshëm. Kemi diskutuar gjithmonë që Shqipëria ka mundësi pafund për zhvillimin e ekonomisë, për zhvillimin e turizmit, për zhvillimin e arsimit dhe për shumë e shumë gjera të tjera që janë të domosdoshme. Me e rëndësishme se kurrë është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sepse sot beteja jonë nuk është thjesht betejë flamujsh politikë. Sot beteja jonë është më e madhe, është për të pasur shqiptarët në Shqipëri.

Që të punojnë me paga të mirëpaguara, për të pasur arsim cilësor, për të pasur një sistem shëndetësor cilësor. Mbi të gjitha për të qenë qytetarë evropianë dinjitoz në qytetin e tyre. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Do doja të ftoja Tilën që të thotë dhe ajo fjalën e saj, angazhimet e saj si ekonomiste,si një nën e dy vajzave, si një grua e jashtëzakonshme e cila bashkë me ekipin e grave të mrekullueshme të Laçit i dhanë dorën njëra tjetrës për të ecur përpara dhe për të sfiduar çdo pengesë që kanë familjet e Laçit edhe pas atij tërmeti të tmerrshëm të 26 nëntorit. Unë besoj te Tila.

Besoj te gratë e Laçit dhe të Kurbinit, besoj te vlerat e familjeve që vërtetë janë të varfra, vërtetë, mbajnë mbi kurriz sfida të mëdha, por kanë gra heroina, kanë gra zonja të cilat iu dalin përballë problemeve dhe sfidave dhe qëndrojnë në themel të familjeve të tyre”, tha Kryemadhi.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 9 Prill 2021, 15:50

Pjesë nga biseda:Evis Kushi: Alo!Edi Rama: O zyshe po ku je mi zyshe se ngela tu i ra telefonit?! Ku je?Evis Kushi: Jam në terren, në fushat. Intensivisht.Edi ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni