Politike

“Kam vajzën studente, më ka mbetur në Turqi”, Rama ‘i pret krahët’ qytetarit: Kjo është luftë, nuk të ndihmojmë dot

VIDEO
Rama telefonoi sot Adriatikun, i dëgjoi problemin por i tha se nuk e ndihmonte dot pasi jemi në kohë lufte.
Featured image of article: “Kam vajzën studente, më ka mbetur në Turqi”, Rama ‘i pret krahët’ qytetarit: Kjo është luftë, nuk të ndihmojmë dot Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme me telefonat me qytetarët, ku dëgjon problemet e tyre. Sot ishte radha e Adritatikut për t’u telefonuar nga Rama, por problemi i tij nuk u zgjidh.

Ai kishte bërë një ankesë tek Shqipëriaqëduam.al dhe kërkonte që të sillte vajzën se i kishte mbetur në Turqi, dhe pas mbylljes së kufijëve i ishte djegur dhe bileta, por Rama tha se për këtë problem nuk e ndihmonte dot.

Rama: Adriatik!

Adratiku: Si je?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Unë shif e shkruj. Ke lënë një shënim aty?

Adriatiku: Kam vajzën në shkollë në Turqi. Ne ia premë biletën por sot u anuluan fluturimet. A je në djeni për këtë problem? Si t’i sjellim këto fëmijë?

Rama: Kjo është luftë, kufijtë janë mbyllur. Më vjen shumë keq që nuk të ndihmojmë dot për këtë. Të fala vajzës, ishalla e kalojmë bashkë sa më shpejt.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment