Sport

“Kam refuzuar Real Madridin”, trajneri i Bundesligës shpjegon arsyen kryesore

Duke folur për "The Independent", tekniku i Leipzigut (më parë te Hoffenheim) ka rrëfyer se i ka thënë "jo" presidentit Perez
Featured image of article: “Kam refuzuar Real Madridin”, trajneri i Bundesligës shpjegon arsyen kryesore Lojtarët e Real Madridit

A e dini se ka edhe trajnerë, të cilët refuzojnë Real Madridin?

Mund të duket absurde, por secili e vizaton ndryshe karrierën e tij. Për shembull, gjermani Julian Nagelsmann ka zbuluar se e ka refuzuar klubin madrilen dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: nuk di spanjisht.

Duke folur për “The Independent”, tekniku i Leipzigut (më parë te Hoffenheim) ka rrëfyer se i ka thënë “jo” presidentit Florentino Perez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në vitin 2018 refuzova Real Madridin. Nuk ishte hapi i duhur në karrierë. Refuzova sidomos për shkak të gjuhës. Di vetëm fjalinë ‘Hola, que tal?‘ Dua të qëndroj 4 sezone këtu ku jam aktualisht”, ka thënë Nagelsmann, i kërkuar edhe nga Bayern.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment