Sport

“Kam qenë tifoz i Milanit që në fëmijëri”, Igli Tare i rrëfen të gjitha: Immobile i palëvizshëm, mardhënia e Savic me Lazion nuk do të vdesë kurrë

Shqiptari ka folur për dy lojtarët më kyresorë si Immobile dhe Milinkovic-Savic, që po kërkohen nga klubet e Evropës
Featured image of article: “Kam qenë tifoz i Milanit që në fëmijëri”, Igli Tare i rrëfen të gjitha: Immobile i palëvizshëm, mardhënia e Savic me Lazion nuk do të vdesë kurrë Igli Tare

ITALI-Igli Tare po shijon një karrierë të suksesshme në rolin e drejtorit sportiv, një detyrë kjo që duket të jetë e përsosur për të. Ish-futbollisti shqiptar njihet shumë për goditjet e tij në merkato. Gjithnjë zgjedh lojtarë me pak shpenzime për t’i sjellë në Lazio, të cilët më pas kthehen në një minierë ari për shkak të rritjes së vlerës në treg. Për vite me radhë Tare është përpjekur të ndërtojë një grup konkurues me pak investime dhe ia ka dalë më së miri, pasi ky sezon po tregon qartë frutet e punës së vlonjatit. Shqiptari ka folur për dy lojtarët më kyresorë si Immobile dhe Milinkovic-Savic, që po kërkohen nga klubet e Evropës.

“Për Milinkovic-Savic, marrëdhënia e djalit me qytetin dhe Lazion nuk do të vdesë kurrë sepse është një lidhje shumë e fortë, e cila është rritur ndër vite. Nga ana tjetër, ne duhet të shohim situatën, dëshirat, etj. të gjitha gjërat për të cilat kemi biseduar. Nëse do të jetë një mundësi që kënaq klubin dhe lojtarin, do të merret në konsideratë. Imobile asnjëherë nuk është kontaktuar apo kërkuar nga Napoli gjithashtu sepse Immobile është Lazio dhe Lazio është Imobile, është i palëvizshëm.

Drejtori sportiv i Lazios foli gjithashtu edhe për një interesim të skuadrës së Milanit. Tare nuk mohon kontaktet me klubin kuqezi po e refuzoi ofertën e klubit kuqezi dhe kjo sepse zemra i rreh vetëm për Lazion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Kam pasur një kontakt, ajo është e njohur tani, me Milanin vitin e kaluar. Si një nivel emocional si fëmijë nuk kam fshehur kurrë simpatinë time për Milanin nga Van Basten, Gullit, Rijkaard. Jam rritur me mitin e Milanit të Sakit, por më pas, kur të vish në momentin kur duhet të bësh një zgjedhje, Lazio është Lazio dhe ka një rol themelor në zemrën time.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment