Aktualitet

“Kam që 2 javë e gjysmë në izolim”/ Emina Çunmulaj tregon detaje nga karantina: Vajzave ja kam shpjeguar virusin “alla shqiptarçe”

Çunmulaj tha me humor se ja kishte shpjeguar situatën e koronavirusit fëmijëve në mënyrë “alla shqiptarce”
Featured image of article: “Kam që 2 javë e gjysmë në izolim”/ Emina Çunmulaj tregon detaje nga karantina: Vajzave ja kam shpjeguar virusin “alla shqiptarçe” Emina Çunmulaj

Tiranë- Modelja njohur Emina “Çunmulaj ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion në një lidhje direkte nga Los Angeles, në SHBA. Ajo tha se kishte dy javë e gjysmë që ishte vetizoluar në shtëpi sëbashku me dy vajzat e saj.

Jam që 2 jav e gjysmë e izoluar unë dhe vajzat. 10 ditët e fundit është dhënë urdhër në Los Anxhelos të izolohemi në shtëpi. 90% të njerëzve këtu nuk i shef nëpër rrugë por ka dhe si ata të rinjtë në florida të cilët dalin dhe mendojnë se nuk do ti ndodhë gjë”, tha ajo.

Çunmulaj tha me humor se ja kishte shpjeguar situatën e koronavirusit fëmijëve në mënyrë “alla shqiptarce”

Blendi Fevziu: Si mund t’ja shpjegosh fëmijëve që të rrinë në shtëpi?

Emina Cunmulaj: Unë vajzës së madhe ja kam shpjeguar pak me thjeshtësisht, i kam thënë është një bakterie atje jashtë dhe kjo po i bën njerëzit të sëmurë. Sikurse ajo nuk ka qef të shkojë tek doktorri e ka kuptuar menjëherë, ah ok do të rrim në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Fevziu: E paske trembur me doktorin.

Emina Cunmulaj: Pak alla shqiptarce në fakt.

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment