Sport

“Kam qarë menjëherë”, Jurgen Kloop emocionohet nga videoja: Mjekët këndonin himnin tonë (VIDEO)

Një prej këtyre momenteve ka parë edhe trajneri i Liverpulit, Klop, që nuk i ka përmbajtur dot lotët.
Featured image of article: “Kam qarë menjëherë”, Jurgen Kloop emocionohet nga videoja: Mjekët këndonin himnin tonë (VIDEO) Jurgen Klopp

Himni i Liverpulit është vërtet i jashtëzakonshëm me mesazhin që përmban, ndërsa tani nuk po këndohet më vetëm nga mbështetësit e kësaj skuadre dhe nuk po dëgjohet më në stadium, por në cdo ambjent spitali, “You’ll Never Walk Alone” (Ti nuk do të jesh kurrë vetëm). Një prej këtyre momenteve ka parë edhe trajneri i Liverpulit, Klop, që nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Dje më dërguan një video me mjekët në spital, jashtë zonës së kujdesit intesiv, të cilët nisën të këndonin: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”. Nisa që të qaja menjëherë. Është e pabesueshme. Por kjo tregon gjithçka, që këta njerëz jo vetëm punojnë, por kanë edhe frymë të mirë. Ata janë mësuar që të ndihmojnë të tjerët. Vendosin vetveten në rrezik, vetëm për të tjerët që janë të sëmurë. Nuk mund që t’i admiroj sa e meritojnë, me të vërtetë që nuk mundem”, tha Klop.

(e.c/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment