Politike

“Kam problem me gruan”, qytetari nuk bindet që i telefonon Rama: S’ma merr mendja që je Edi, të puth nga larg kushdo qofsh

VIDEO
Qytetari nuk është i bindur që Rama e ka marrë në telefon, i shpreh dyshimin Kryeministrit
Featured image of article: “Kam problem me gruan”, qytetari nuk bindet që i telefonon Rama: S’ma merr mendja që je Edi, të puth nga larg kushdo qofsh Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me telefonatat me qytetarët dhe u ka kërkuar atyre që t’i tregojnë problemin. Një qytetar nuk është bindur që nga ana tjetër e telefonit ka qenë Rama, po i ka thënë se e puthte nga larg.

Qytetari: Pronto

Rama: Pronto, Edi Rama

Qytetari: Ti je Edi Rama?

Rama: Ai duhet të jem! Ke lënë një shënim, ke hall shëndetësor

Qytetari: Kam problem gruan. Nga po më flet mua ti?

Rama: Unë jam Edi Rama, po të flas në telefon, jam i ulur në zyrë.

Qytetari: Unë të puth prej së largu

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Na puth

Qytetari: Kam operuar gruan në nëntor, dhe që atëherë ka enjtje të paparë dhe nuk leviz dot fare

Rama: Nesër në mëngjes do të vijnë mjekët në shtëpi

Qytetari: Të përfaqsoj dhe ju puth po sma merr mendja që je Edi

Rama: Hap televizorin dhe më shiko aty

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment