Bota

“Kam pirë kokainë me babanë tim”, aktorja e njohur me deklaratë të fortë, zbulon detaje nga jeta e saj

Ajo ka trashëguar nga prindërit talentin dhe pamjen e mirë. Në një intervistë që ka dhënë sëfundmi, Jamie Lee zbuloi se ajo ka shpërndarë drogë së bashku me babain e saj Tony Curtis.
Featured image of article: “Kam pirë kokainë me babanë tim”, aktorja e njohur me deklaratë të fortë, zbulon detaje nga jeta e saj Aktorja Jamie Lee

SHBA- Jamie Lee Curtis lindi në familjen mbretërore të Hollivudit dhe është vajza e çiftit ikonë të vitit 1950, TOny Curtis dhe Janet Leigh. Ajo ka trashëguar nga prindërit talentin dhe pamjen e mirë. Në një intervistë që ka dhënë sëfundmi, Jamie Lee zbuloi se ajo ka shpërndarë drogë së bashku me babain e saj Tony Curtis. “E dija që babai im kishte një problem, edhe unë e kisha një problem, kështu që ne shpërndamë drogë“, tha aktorja 60-vjeçare.

“Unë bëra kokainë dhe piva një herë me babain tim. Por kjo ishte e vetmja herë dhe e bëra atë me babanë”, vijoi më tej aktorja. Ylli i “Halloween”, i cili do të paraqitet në filmin e ardhshëm komik “Knives Out”, tha se ajo ka qenë mjaft e matur për më shumë se 20 vite, pasi luftoi kundër varësisë nga alkooli dhe mori edhe qetësues kundër ilaçeve, raporton mercurynews.

Aktorja tha se koha kur piu kokainë me babain e saj ishte koha kur ajo ishte e vetmja nga gjashtë fëmijët që i fliste. Tony curtis, i famshëm për filmat “Some Like Hot” dhe “Sweet Smell of Success” pati dy vajza, Jamie Lee dhe motrën e saj më të madhe Kelly me gruan e tij të parë Janet Leigh. Toni Curtis kishte katër fëmijë të tjerë me dy gratë e tij të ardhshme, dhe ishte martuar gjithsej gjashtë herë para se të vdiste në 2010 në moshën 85 vjeç.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment