Bota

“ Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, por…”/ Trump sqaron lidhjen e tij me presidentin Xi, e cila ndryshoi pas COVID-19

Situata mes Kinës dhe SHBA kohët e gundit ka qenë se përkeqësuar pasi Trump tha se Kina ka fshehur të dhanat e Covid-19 që tashmë ka gjunjëzuar botën.
Featured image of article: “ Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, por…”/ Trump sqaron lidhjen e tij me presidentin Xi, e cila ndryshoi pas COVID-19 Donald Trump dhe Xi Jinping

SHBA- Ditën e sotmme, presidenti amerikan Donald Trump tha se marrëdhëniet e tij me presidentin kinez Xi Jinping janë ftohur gjatë pandemisë së Covid-19 dhe se ai nuk ka folur me homologun e tij kinez për një kohë të gjatë.

“Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të.  Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Presidentin Xi. Më pëlqen ai, por nuk ndjehem në të njëjtën mënyrë tani.  Unë sigurisht që ndihem ndryshe. Kam pasur një marrëdhënie shumë, shumë të mirë dhe nuk kam folur me të për një kohë të gjatë.”- tha Trump.

Situata mes Kinës dhe SHBA kohët e gundit ka qenë se përkeqësuar pasi Trump tha se Kina ka fshehur të dhanat e Covid-19 që tashmë ka gjunjëzuar botën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:todayonline.

(A.K.dosja.al) 

Shto Koment