Aktualitet

‘Kam parë pallatin që shkërmoqej’/ Humbi gruan, vajzën dhe mbesën gjatë tërmetit, burri nga Durrësi: Unë jetoj kot, nuk shpëtohen njerëzit me thonj

Meçja shprehet se ai kërkon drejtësi, dhe hedh akuza për shtetin, që gërmimet për vajzën e mbesën e tij e ka kryer pa mjetet e duhura.
Featured image of article: ‘Kam parë pallatin që shkërmoqej’/ Humbi gruan, vajzën dhe mbesën gjatë tërmetit, burri nga Durrësi: Unë jetoj kot, nuk shpëtohen njerëzit me thonj Ajet Mecja

TIRANËTërmeti i një viti më parë la pas shumë viktima të plagosur, shtëpi të rrënuara dhe familje të cilat u shkatërruan pasi humbën familjarë të tyre. Një prej tyre është dhe Ajet Meçja, oficer policie prej 4 dekadash, i cili humbi në rrënojat e një pallati në Durrës bashkëshorten, vajzën, dhe mbesën e tij vetëm 9-vjeçare.

Për ‘Fax news’, Meçja shprehet se ai kërkon drejtësi, dhe hedh akuza për shtetin, që gërmimet për vajzën e mbesën e tij e ka kryer pa mjetet e duhura.

“Ne ishim mbledhur si çdo familje, biles vajzat erdhën aty me idenë që pallati ynë ishte i sigurt. E kam parë pallatin që shkërmoqej, kam dëgjuar ulërimat e mbesës, gjithçka u shemb brenda në sekondë. Dhe lutesh që të shpëtojë dikush nga të afërmit e tu. Nuk shpëtohen njerëzit me thonj, pas asnjë mjet, specialistët erdhën shumë vonë. Ka një vit dhe ende nuk është bërë drejtësi, unë jetoj kot, shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Fatkeqësi e madhe, mos e pastë njeri fatin tim”, shprehet Meçja, të cilit iu shkatërrua jeta para syve një vit më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment