Blog

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se shpenzove në Dhërmi

Në plazhet e jugut gjen plot alternativa, duke filluar që nga gjelltoret, sufllaqet, piceri, restorante, por edhe vendet” high class” ku si sipas xhepit mund të zgjedhësh… dhe pikërisht këtu gabojnë pushuesit, sepse nuk dinë të zgjedhin e kur u vjen fatura coroditen….
Featured image of article: Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se shpenzove në Dhërmi Denisa Çerma
Përditësuar:

Me beso po deshe: Jugu jonë është po aq i bukur sa Maldivet, Bali, Miami etj me rradhë… kur jemi thuajse në fund të një sezoni turistik veror që çdokush e ka shijuar sipas mundësive të veta, ka dhe shumë syresh që ende u ka ngelur ora tek fotot e faturave, tek “ babëzia” e “ pronarëve” të plazheve që këta të fundit i ka “ babëzitur” shteti njeherë po nejse, ky është muhabet tjetër…Por cfarë pashë këtë vit në Dhërmi?

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

“ Më falni” njëherë që po i përmend emrin Dhërmiut sepsa ka shumë nga ata “atdhetar” që u bie pika kur ia dëgjojnë emrin, që thonë se u bie më lirë kur pushojnë jashtë, e se në Dhërmi apo Jalë e ha një vezë aq e kaq, e madje ka nga ata që pasi kanë ngrënë një levrek të egër ose një gjinkallë deti ankohen se u shkoi shtrenjtë: Sigurisht kur vjen për herë të parë në jug pasi e ha peshkun e egër me 8000 mijë lekë kg apo gjinkallën 10.000 lekë të bëjnë sytë xixa…. Por a e keni idenë me sa futet në kuzhinën e një restoranti një peshk i egër, apo një gjinkallë? Epo duhet ta keni përpara se ta porosisni, ta hani, e të shani pasi keni lëpirë dhe buzët…por kështu ndodh kur e ke sefte?

Tani për ata kam një pyetje: Sa u ka kushtuar një peshk në Greqi, apo një antipastë në Bali, apo një darkë në Maldive? A po, kemi këtu edhe Turqinë, sigurisht me një turizëm të mirëorganizuar dhe plot kulturë, por që atje përfundon duke u lar nëpër pishinat e resorteve sepse nuk e ka kurrë detin tonë…ku përtej kësaj nuk je “ i aftë” e nuk guxon të dalësh jashtë kornizës së rregullores së hotelerisë ku je, ndërsa ketu ti zotëri/zonjë të vjen dhe të kërkon cmim duke filluar nga cadra( ku nuk do t’ia dish fare se sa ai biznes ka paguar për hapësirën ku ti do të shtrihesh dhe për pastrimin e tij, por të dhimbset vetem 1000 lekëshi yt)

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

A ka probleme turizmi ynë? Sa të duash…

Në jug sigurisht ka pronarë biznesesh që vetëm për atë punë nuk janë, që i presin klientët tek dera pa minimumin e respektit e pa kurrfarë buzëqeshje,sikur jua ka për borxh, kur në të vërtetë duhet t’i rrijë gati e t’i jetë falenderues qe zgjodhi hotelin e tij/ saj… E madje shkon më tej, ku shumë të kërkojnë të bësh pagesën pa marrë frymë ende e pa fshirë djersën nga vapa zhuritëse… e di që të ka ndodhur edhe ty kështu…ama ka shumë të tjerë që të presin me qytetari, që të rrinë gati e ia dinë punës, që kanë respekt për ty si klient e bëjnë maksimumin të kalosh pushime të bukura….

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

Plazhet private dhe ato publike

Edhe në Greqi, Spanjë apo Itali mund te bësh plazh në vende publike me cadrën tënde dhe peshqir me vete sic ndodh rëndom, por kurrë nuk do t’i bënit në Dhërmi ato lloj pushimesh sepse këtu në vendin tuaj ju “ bie hunda” juve që shani orë e sekondë bizneset dhe plazhet e jugut…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

Të takon ty të zgjedhësh se ku do ta kalosh ditën tënde në plazh… jugu të ofron shumë mundësi, por nëse zgjedh të pushosh në një plazh publik të lutem merri me vete zhapat e shalqinit që ke konsumuar apo shishet plastike të ujit dhe të lëngjeve… Pse i le kështu në vendin tënd, ndërkohë që jashtë të dridhen leqet e këmbëve nëse hedh qoftë edhe një qese aty ku ke pushuar… Ti që krenohesh me pushimet në Spanjë apo Itali apo Greqi ( dhe mirë bën) a e ke lënë ndonjëherë paketimin e një ushqimi në breg, po bishtat e cigares, apo qesen e akullores e ke zhytur poshtë zhezlongut? Sigurisht që jo… ndërsa në Shqipëri e bëjnë dhe privati t’i pastron e në mëngjes kur kthehesh e gjen akull plazhin… Sigurisht edhe këtu do të thonë: “E ka për detyrë”… dakord e ka për detyrë, por mos ia nxirr për hundësh 800 apo 1000 lekëshit që i jep për të qendruar si njeri…..nëse nuk do të paguash apo të duket shtrenjtë shko pak më tej në një plazh publik, por mos u anko nëse të vrasin shpinën guralecet e mbi të gjitha mos e ndot sepse nuk ke asnjë të drejtë….

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se

Ushqimi në jug

Në jug mund të pushosh në shumë mënyra, sigurisht familjarët mund të marrin dhe ushqime me vete dhe nuk ka asgjë të keqe…në fund të fundit ke ardhur për detin deri aty…
Në plazhet e jugut gjen plot alternativa, duke filluar që nga gjelltoret, sufllaqet, piceri, restorante, por edhe vendet” high class” ku si sipas xhepit mund të zgjedhësh… dhe pikërisht këtu gabojnë pushuesit, sepse nuk dinë të zgjedhin e kur u vjen fatura coroditen….

Nëse ka dicka që nuk të pëlqen shko dhe thuaja me miresjellje zotërisë/zonjës së hotelit/ restorantit, sugjeroji madje dhe si mund ta bëj më mirë, pra” haja kokën me stil ” dhe ai sigurisht do t’i thërrasë mendjes, sepse i dhimbset puna e tij e të do përsëri si klient…

Unë personalisht dhe monedhën e fundit do ta le në vendin tim, sigurisht tek ata që e meritojnë dhe më besoni që ka shumë të tillë… Lërini ata të tjerët që bëjnë propagandën e San Torinit, Mykonos e kështu me rradhë se të jeni të bindur se ata që flasin kështu u ka rënduar kurrizi e xhepi atje shumëfish se sa në jugun tonë…

#Unë e dua vendin tim#

Marrë nga Tirana Post

Shto Koment