Jete & StilPsikologji

Kam një marrëdhënie perfekte me të dashurin tim, por nuk bëjmë seks

Ekspertja e lidhjeve Mariella Frostrup tregon dilemën dhe historinë e disa lidhjeve, të cilat janë pothuajse perfekte që zgjasin gjatë, por nuk kryejnë marrëdhënie seksuale.
Featured image of article: Kam një marrëdhënie perfekte me të dashurin tim, por nuk bëjmë seks
Përditësuar:

Amerikë- Ekspertja e lidhjeve Mariella Frostrup tregon dilemën dhe historinë e disa lidhjeve, të cilat janë pothuajse perfekte që zgjasin gjatë, por nuk kryejnë marrëdhënie seksuale.

Dilema. Kam gati një vit e lidhur me të dashurin tim. Çdo gjë shkon pothuajse perfekt, përveç faktit që nuk bëjmë marrëdhënie seksuale dhe unë nuk di se ç’të bëj për këtë gjë. Pas 3 muajve bashkë, isha unë ajo që tentova ti bëja gjërat më pasionante dhe intime, dhe pse nuk është në karakterin tim që të jem unë ajo që i marr e para këto hapa.

Tashmë pas gati një viti bashkë, jo vetëm që nuk ndodh më kurrë, por edhe kur ndodh dhe ne e bëjmë, për mua është bërë totalisht boshe, dhe nuk më jep më asnjë kënaqësi duke qenë se ai nuk e bën sepse vërtet e ndjen ashtu. Ai duket sikur është i detyruar ta bëjë. 

Unë e dua vërtet shumë të dashurin tim, dhe ia kam shprehur disa herë që e shikoj në të ardhmen time prezencën e tij. Ai është njeriu me të cilin dua të martohem dhe të bëj fëmijë, dhe të njëjtën gjë mendon dhe ai për mua, dhe ktë gjë ma ka thënë shpesh.

Temën e seksit ja kam hapur shpesh herë kohët e fundit dhe ai mundohet ta shmangë si bisedë. Problemi qëndron që ai më ka kërkuar të jetojmë bashkë, dhe të shpërngulem tek ai, por nëse kjo gjë nuk zgjidhet nuk e di nëse mund ta përballoj dot të jetoj me të dhe mos të kryej marrëdhënie seksuale. Nuk e di se çfarë të bëj, më jepni një zgjidhje.

Kjo është një histori tipike që Mariella Frostrup dëgjon pothuajse përditë në punën e saj si eksperte lidhjesh dhe marrëdhëniesh njerëzore.

Nëse dhe ju keni të njëjtin problem apo diçka të ngjashme, këshilla që Mariella jep është:

Asnjëherë mos pranoni të jeni në këto situata. Përse nje qënie njerzore funksionale, inteligjente dhe racionale do të pranonte të lidhte jetën e saj në një marrëdhënie pa lidhje fizike dhe pa intimitetin e duhur, aq më tepër kur personi tjetër as nuk indinjohet t’iu japi një shpjegim për sjelljen e tij.

Këshilla e Marielles për situata të tilla është që asnjëherë mos bëni kompromise për diçka kaq vitale në një marrëdhënie siç është intimiteti dhe lidhja fizike. Askush nuk mund t’iu  mohojë juve këtë gjë, dhe ai individ që e bën nuk është i duhuri për ju.

Burimi:The Guardian 

E.C/Dosja.al

Shto Koment