Politike

‘Kam ndenjur dy orë me të’, Berisha tregon për takimin me komandatin lengjendar, Adem Jasharin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar takimin e tij me komandatin lengjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.
Featured image of article: ‘Kam ndenjur dy orë me të’, Berisha tregon për takimin me komandatin lengjendar, Adem Jasharin Adem Jashari dhe Sali Berisha

KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka kujtuar takimin e tij me komandatin lengjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Berisha hodhi poshtë pretendimet se Adem Jashari ishte arrestuar në Shqipëri duke treguar edhe detajet e takimit me të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Komandati legjendar nuk ka qenë kurrë i arrestuar. Unë kam një foto me të dhe 40 e ca luftëtarë. E ka publikuar shoqata Sali Çekaj. Për rreth dy orë jam takuar me të, në fillim të viteve 90 dhe janë të ndarë të lumtur nga unë. Gjysmën e kohës do të punoj për Kosovën dhe gjysmën për Shqipërinë, iu thashë. Një njeri është arrestuar, gabimisht, dhe është liruar, Zahir Pajaziti quhej. U kap aksidentalisht nga rojet e kufirit në Has. E kanë burgosur, më njoftuan dhe u pyet qeveria e Kosovës. Ata kërkuan lirimin e tij. Kaq!”-tha Berisha. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment