Showbiz

‘Kam mbajtur pesha në shtatzëni’, Linda Halimi nuk na mban më sekrete

Linda jo vetëm që është ushqyer shëndetshëm dhe ka ecur shumë por edhe ka mbajtur pesha në shtatzëni.
Featured image of article: ‘Kam mbajtur pesha në shtatzëni’, Linda Halimi nuk na mban më sekrete Këngëtarja, Linda Halimi.

Linda Halimi nuk po na mban më sekrete. Fill pas lindjes këngëtarja postoi foto me linja perfekte dhe të gjithë ngelën me gojën hapur. Ajo na tregoi disa nga sekretet e saj se si ka arritur që ta mbajë trupin në formë gjatë shtatzënisë.

Megjithatë këngëtarja ka pafund mesazhe në profilin e saj që kërkojnë një mënyrë për të ruajtur peshën e tyre trupore, ashtu sikur Linda.

Linda jo vetëm që është ushqyer shëndetshëm dhe ka ecur shumë por edhe ka mbajtur pesha. Po, po ka mbajtur pesha edhe gjatë shtatzënisë, që për shumë vajza është një rrezik i madh, dhe nuk ngurojnë të mbajnë asnjë gjë të rëndë. Linda na tregon se peshat në shtatzëni nuk të bëjnë dëm, por duhen reduktuar nga pak me kalimin e muajve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po i përgjigjem disa pyetjeve të përgjithshme. Jo nuk kam mbajt dietë gjatë shtatzënisë absolutisht, kam ngrënë shëndetshëm dhe kam qenë active në palestër gjithë kohës, përveç muajit të shtatë e më tutje. Kam ngritur pesha duke i ulur çdo muaj më pak pesha, më shumë përsëritje të seteve! Kame cur shumë, dhe gjithë pesha e fituar ka shkuar tek barku. Ka patur dhe ditë kur s’kam dashur të ngrihem nga shtrati, dhe ato ditë kam pushuar normalisht! Kam dëgjuar çdo nevojë të trupit tim! Në përgjithësi kam qenë me shumë energji dhe aktive!”-ka shkruar Linda në historikun e saj në Instagram.

Postimi i këngëtares, Linda Halimi në Instagram.

Madje këngëtarja ka treguar se për pak ditë do të rifillojë ushtrimet për të mbajtur trupin e saj në formë. Për momentin ajo ndjehet ‘në qiellin e shtatë’ dhe po shijon plotësisht vajzën e saj.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment