Aktualitet

“Kam kushëri Eduard Shalsin”, kush është babai monstër që i kërkoi marrëdhënie seksuale të bijës, “bëmat” e tij në të shkuarën

Në atë kohë R.M.(identiteti i të cilit dihet nga Dosja.al por për arsye etike nuk publikohet) denonconte dhunën e ushtruar nga një efektiv dhe pretendonte se ishte kushëri me Eduard Shalsin, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Featured image of article: “Kam kushëri Eduard Shalsin”, kush është babai monstër që i kërkoi marrëdhënie seksuale të bijës, “bëmat” e tij në të shkuarën Foto ilustruese

MALIQ– Ditën e sotme në Maliq është arrestuar një 38-vjeçar, i cili akzuohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur. Por 38-vjeçari nuk e ka herën e parë që shkon në Polici. Në vitin 2017 ai u arrestua pasi dyshohej se ishte autori i një vjedhjeje në fshatin Vloçisht.

Në atë kohë R.M.(identiteti i të cilit dihet nga Dosja.al por për arsye etike nuk publikohet) denonconte dhunën e ushtruar nga një efektiv dhe pretendonte se ishte kushëri me Eduard Shalsin, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

R.M. iu thoshte policëve se do t’i hidhte në gjyq dhe se kishte djalë tezeje ministrin Eduard Shalsi. 

Ndërsa sot, po i njëjti person është akuzuar nga vajza 18-vjeçare, e cila jetonte me të ëmën tek gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në proces divorci. 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rrëfimin e saj në Polici, ajo ka treguar se ngacmimet ndodhinin prej vitesh, në rastet kur i ati konsumonte alkool.

Sot në Maliq ka ndodhur në ngjajre e rëndë, kur një 37-vjeçar akuzohet se nga ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Ai është vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka qenë 18-vjeçarja që ka denoncuar të atin. Ajo ka thënë në Polici se babai e ngacmonte dhe ka dorëzuar dhe një bisedë audio të kryer me të.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment