Politike

“Kam kritika për miqtë e mi, por për hir të vendit”/ Michael Gahler: Ndryshimi i Kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme nga qeveria më nervozon

Në një intervistë që ka dhënë për 'Syri Tv", ai ka thënë se kur bëhet fjalë për legjislacionin zgjedhor, këshillon palët që të punojnë me Komisionin e Venecias.
Featured image of article: “Kam kritika për miqtë e mi, por për hir të vendit”/ Michael Gahler: Ndryshimi i Kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme nga qeveria më nervozon Michael Gahler

TIRANË-  Eurodeputeti dhe koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler ka thënë se e nervozon fakti se në Shqipëri, gjithmonë para zgjeedhjeve qeveria në mënyrë të njëanshme ndryshon Kodin Zgjedhor. 

Në një intervistë që ka dhënë për ‘Syri Tv”, ai ka thënë se kur bëhet fjalë për legjislacionin zgjedhor, këshillon palët që të punojnë me Komisionin e Venecias.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur gjërat të bëhen më konkrete, qoftë reforma elektorale apo çështje të tjera që janë qëndrore, do të kërkojnë konsensus. Gjithnjë nervozohem që përpara zgjedhjeve qeveria në mënyrë të njëanshme ndryshon Kodin Zgjedhor. Kështu që përpiquni të gjeni konsensus edhe për shumë çështje delikate. Miqtë e mi nga opozita e dinë që i kritikoj, e ngrej zërin në parlament. Unë kam kritika për miqtë e mi, por për hir të vendit, kur bëhet fjalë për legjislacionin zgjedhor ju këshilloj të zgjidhni mundësitë që u janë ofruar dhe që janë dhënë nga komuniteti ndërkombëtar, punoni me Komisionin e Venecias’.”- ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment