Showbiz

“Kam kaluar në depresion”, Linda Rei rrëfen momentin e vështirë gjatë karantinës në Itali

Në një intervistë përmes skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo është shprehur se nuk e ka përjetuar mirë vetëizolimin madje ka kaluar në depresion.
Featured image of article: “Kam kaluar në depresion”, Linda Rei rrëfen momentin e vështirë gjatë karantinës në Itali Linda Rei

ITALI- Të shumtë janë ata që e kanë të vështirë të mësohen me vetëizolimin pas përhapjes së koronavirusit. E tillë ka qenë edhe për Linda Rei. Në një intervistë përmes skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo është shprehur se nuk e ka përjetuar mirë vetëizolimin madje ka kaluar në depresion.

Unë dukem si njeri ekstravagant por jam njeri introvert. Më mungon të shikoj njerëzit që dua, mamin. Në Itali është java e tretë. Unë jam frikacake si tip. Para se të dilte ligji i karantinës unë u izolova  në karantinë vetë. Javën e parë kam qenë në depresion total vetëm kam fjetur. Javën e dytë kam ngrënë e kam fjetur. Pastaj e kam marrë pak veten. Shpresoj të shkoj mirë sepse është si një film horror. Askush nuk e priste që lufta e tretë botërore do ishte kimike, “- ka përfunduar Linda Rei.

Linda shtoi gjithashtu se kohë e kalon duke gatuar dhe pastruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment