Sport

‘Kam humbur miq nga koronavirusi’/ Lorik Cana rikthehet pas në kohë, flet për ndeshjen ndaj Serbisë: S’do i ndryshoja asnjë presje

Kapiteni legjendar i kombëtares, Lorik Cana thekson se ndeshjes ndaj Serbisë në Beograd, nuk do t’i hiqte asnjë presje.
Featured image of article: ‘Kam humbur miq nga koronavirusi’/ Lorik Cana rikthehet pas në kohë, flet për ndeshjen ndaj Serbisë: S’do i ndryshoja asnjë presje Lorik Cana

KOSOVË- Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka treguar në një intervistë për “Klan Kosova”, se nga koronavirusi ka humbur miq të afërt siç ishte ish-presidenti i Olimpik Marsejë dhe një në Londër i cili njihej edhe nga komuniteti shqiptar. Ndër të tjera, kapiteni legjendar i kombëtares, thekson se ndeshjes ndaj Serbisë në Beograd, nuk do t’i hiqte asnjë presje.

“Kam humbur miq të afërt nga ky virus. Ka vdekur ish-presidenti i Marseilles, me të cilin kam pasur një afërsi të madhe. Gjithashtu, edhe një mik në Londër, i cili njihet mjaft shumë nga komuniteti shqiptar në Londër. Shihet se ky virus është duke u përhapur me të madhe”.

Lorik Cana është rikthyer të flasë edhe një herë për atë ndeshje të 14 tetorit të vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku pothuajse të gjithë lojtarët dhe stafi i Kombëtares rrezikuan jetët e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk e kam kujtuar të them të drejtën, por ma kujtojnë të tjerët. Kjo situatë kishte marrë jehonë të madhe aso kohe. Në përgjithësi është një histori me të mira dhe të këqijat e veta. Nuk e kisha ndryshuar për asnjë presje”.

Në fund Cana foli edhe për raportin me djalin e tij: Djalin e kam katër vjeç dhe duhet ta mbajë me aktivitete. Luajmë ndonjëherë futboll në shtëpi, ku edhe kemi thyer dy llampa, por situata është mirë pasi s’na ka bërtitur nëna. Ajo që më mungon është që nuk po mundem të dalë në park me fëmijët, si dhe të bëjë aktivitete tjera.

(e.ç./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment