Mbledhje me drejtuesit e qarqeve/ Rama: Për Sazanin kemi vetëm një propozim që i bën mirë vendit, Porti i Durrësit është aset dhe qeveria aksionere
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
LEZHË- Shumë banorë të Lezhës vijojnë të jenë në qiell të hapur, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Së fundmi ish-nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ishte në familjen Bregu në Lezhë, ku u njoh me historinë e dhimbshme të Angjelina Bregaj.
Shtëpia e saj u kategorizua si e pabanueshme dhe prej 9 muajsh ajo kujdeset për bashkëshortin e saj me epilepsi dhe vajzën me sindromën Down në një kontenier i cili sa herë bie shi e fut gjithë ujin brënda. Banesa e saj dhe dy familjeve të tjera që jetojnë në të njëjtën ndërtesë, është klasifikuar e pabanueshme që duhet shembur e rindërtuar, por deri tani kanë shkuar 5-6 konisione por asnjë zgjidhje s’ka marrë. Ndërkohë vetë gruaja tregon se gjatë dimrit ka jetuar mes gërmadhave.
“Unë jam Angjelina Bregaj. Shtëpinë, ma ka rrëzuar tërmeti. Jemi 3 familje në një rreth shtëpie. Shtëpinë e kanë vlersuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardh këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Down, jam vetë me migrenë e me spontiatrozë, një djalë kam shëndoshë prej të madhit Zot se ne të tërë jemi të sëmurë. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadhat. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner) . Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. Çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda. Ma kanë pru demek për të fortë. Garsonieren (kontenjerin) e kam veç me fjet për verë brenda se për dimër nuk bën.”, u shpreh ajo.
Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregut, i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështura, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.
“Jam kryefamiljari këtu. Shiheni vetë shëpinë se si është. Kanë ardh e kanë parë, s’ka ardh kush as do me dit gjë kush, pasha hajrin se tashi ne jena familjarë. I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s’ësht me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje. Shtëpinë ma kanë nxjerr DS4, me e bë që nga themeli edhe hala tash sa muaj nuk ka ardh kush me pyet se ku rrin edhe ku jeton, pasha hajrin. Pra unë dua, vetë si plak unë e kam hangër kashtën e samarit, unë rri edhe atje në mal një plastmas, po kam hallin e kësaj vajzës së vogël edhe djalit me epilepsi, edhe them me vete edhe me e pas hasëm duhet me ndihmue.”, thotë Vatë Bregaj.
Ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet. Por, kanë kaluar shumë muaj edhe qindra familje po i kalojnë netët në qiell të hapur. Të gjithë i kanë sytë nga qeveria.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TEPELENË- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një makinë “Wolkswagen” në Tepelenë. Mësohet se mjeti me targa “AA966LK” i...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të kemi një mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Meteoalb partashikon se sot nuk do të ketë reshje shiu në asnjë pjesë t...
TIRANË- Tritan Kalo ka njoftuar se në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat. Sipas mjekut, ky vendim është marrë pë...
TIRANË- Eksperti Ervin Resuli ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi për subvencionet e dhëna nga qeveria ndaj fermerëve blegtorë...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë vendimin e Presidentit Ilir Meta për ...
TIRANË– Hamid Skuqi, një prej dy të arrestuarve në mesin e Gushtit 2020 për vjedhjen e një Audi Q5 në plazhin e Durrësit, ka surprizuar oficerët e Policisë...
ITALI– Francesca Ferrara 23 vjeç, u shpall ‘Miss Arbëresha’ një natë më parë, gjatë ceremonisë që u zhvillua një natë më parë në Itali, me masat e ...
SHKODËR– Një 75-vjeçar nga Kosova, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Shqipëri është mbytur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në...
TIRANË– Një kujdestar në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan rezulton i infektuar me Covid-19. Mësohet se kujdestari ka rezultuar i i...
TIRANË– 19 drejtues metesh janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit. Policia Rrugore me anë të videoje dhe njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se për shka...