Showbiz

‘Kam dy p***a’, Besa Kokëdhima fëlliq veten, rrëfen gafën që ka bërë në mes të Francës

Besa Kokëdhima ka treguar një episod të turpshëm që ka përjetuar në Francë!
Featured image of article: ‘Kam dy p***a’, Besa Kokëdhima fëlliq veten, rrëfen gafën që ka bërë në mes të Francës Këngëtarja, Besa Kokëdhima.

E ftuara e mbrëmjes në ‘Xing me Ermalin’, këngëtarja Besa Kokëdhima ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj personale. Duke qenë se prej kohësh jeton në Francë, i është dashur të mësojë edhe gjuhën frënge, por mesa duket s’ka qenë e lehtë.

Në një bisedë me një francez, Besa për t’i treguar se ka dy mace, ka ngatërruar fjalën. Në vend që të thotë mace, këngëtarja ka thënë p***i, në gjuhën frënge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Eshtë një rast qe më vjen shumë zor ta them. Kush më njeh e di që unë i adhuroj kafshët. Unë kam tre mace. Edhe në përpjekje për t’u futur në bisedë me frëngjishten time të çalë, më pyeti njëri nëse kisha ardhur me familjen. Jo i thash unë frëngjisht, kam dy p***a!”-rrefeu Besa për episodin e sikletshëm.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment