Politike

“Kam dy orë që pres”, Hajdari debaton me Ruçin: Më jepni fjalën. Kreu i Kuvendit: Jo nuk mund të flasësh fare për këtë

VIDEO
Kreu i Kuvendit ka ndërprerë disa herë fjalën deputetes dhe ka ngritur dhe zërin.
Featured image of article: “Kam dy orë që pres”, Hajdari debaton me Ruçin: Më jepni fjalën. Kreu i Kuvendit: Jo nuk mund të flasësh fare për këtë Rudina Hajdari dhe Gramoz Ruçi

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari është përfshirë sot në një debat me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, Hajdari ka kërkuar që të tregojë qëndrimin e saj për kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit, por nuk është lejuar nga Ruçi. Kreu i Kuvendit ka ndërprerë disa herë fjalën deputetes dhe ka ngritur dhe zërin.

Hajdari: Mund të marrë fjalën se kam dy orë që pres

Ruçi: Nuk keni dy orë se 40 minuta ka që na nisur mbledhja

Hajdari: Kam kërkuar fjalën disa herë.

Ruçi: Vazhdoni mund të flisni.

Hajdari: Unë jam dakord me nismën e deputetëve dhe kam disa qëndrimet e mia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ruçi: Nuk mund të flasësh për këtë gjë, sot është për tjetër gjë mbledhja.

Hajdari: Jam anëtarë e Komisionit të Legjislacionit dhe dua të japë qëndrimet e mia.

Ruçi: Jo nuk mund të flasësh fare për këtë, do ketë mbledhje të tjera për këto qëndrime.

Hajdari: Po dëgjova zotin Murrizi…

Ruçi: Mbledhjen e drejtojë unë këtu, jo Murrizi.

Kuvendi ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Deputetët e opozitës kanë treguar edhe njëherë herë qëllimin e kësaj nisme, duke thënë se me hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit do të ketë një garë reale. Ruçi ka thënë se në 30 korrik propozimi do të kalojë në seancë plenare për tu votuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment