Politike

“Kam dal foto me ty, të dua si djalin tim”, qytetarja ‘magjepset’ para Ramës: Kam shumë emocione

Teksa po prezantonte një rast, një grua që kishte zgjidhur problemin e saj pas ankesës në platformë, i ka thurur lavde Ramës dhe i ka treguar dashurinë.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot koordinatorët e platformës Shqipëriaqëduam.al, ku ka treguar disa nga problemet e zgjidhura në javët e fundit.

Teksa po prezantonte një rast, një grua që kishte zgjidhur problemin e saj pas ankesës në platformë, i ka thurur lavde Ramës dhe i ka treguar dashurinë.

Ajo u shpreh se e donte Kryeministrin si djalin e saj dhe kishte shumë emocione teksa po flsite para tij. Ndërkohë nga ana tjetër Rama duke qeshur tha se gruaja nuk kishte faj, pasi për të ka dëgjuar shumë gjëra.

REPLIKAT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gruaja: Të dua si djalin tim, kam shumë emocione

Rama: Në fakt nuk ke faj sesa ke dëgjuar për mua shumë qëndrove.

Gruaja: Kam dal dhe njëherë në foto me ty unë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment