Politike

“Kam biseduar me Lleshajn për një rast flagrant”/ Braho këshilla Vodës për OFL-në: Bëni kujdes me modalitetet, duhet të jenë shumë serioze (VD)

Braho theksoi se procedurat e aplikimit të aktit duhet të jenë serioze dhe shumë të goditura.
Featured image of article: “Kam biseduar me Lleshajn për një rast flagrant”/ Braho këshilla Vodës për OFL-në: Bëni kujdes me modalitetet, duhet të jenë shumë serioze (VD) Rovena Voda dhe Spartak Braho.

Tiranë- Në Komisionin e Sigurisë, deputeti Spartak Braho ka deklaruar se shteti duhet të tregojë shumë kujdes me Operacionin Forca e Ligjit. Braho theksoi se procedurat e aplikimit të aktit duhet të jenë serioze dhe shumë të goditura. Ndërsa Rovena Voda, zv/ministrja e Brendshme ka deklaruar se veprimet e OFL-së janë provaktive dhe se nuk cënojnë të drejtat e njeriut.

Debati: 

Braho: Kam një merak, bëni kujdes për modalitetet dhe  procedurat e aplikimit të aktit, duhet të jenë shumë serioze, shumë të goditura dhe me qëllimin që të mos deskritikoni zbatimin aktit por të jenë dhe të studiuara. Kam biseduar me ministrin tuaj, për një rast flagrant, kjo është porosia ime. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Voda: Veprimtaria e Operacionit Forca e Ligjit, kanë qenë vetë drejtoritë vendore të Policisë nëpër qarqe  që kanë pasur këtë rolin aktiv të dërgimit të formularëve. Përsa i përket aksesit në databasa është një parashikim i ri, unë ka info që ka filluar. Policia  e shtetit mund të ketë akses në të dhëna apo databaza që nuk ka pasur më parë. Veprimet e OFL-së janë provaktive, po sigurisht që nuk cënohen të drejtat e njeriut. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment