
TIRANË- Dy këngëtarët e njohur, Klajdi Haruni dhe Bruno janë ndër emrat më të dashur të publikut shqiptar. Mbrëmjen e së shtunës të dy kanë qenë të ftuar në emisionin ‘KLANIFORNIA’ në Tv Klan, nën drejtimin e moderatores Marina Vjollca.
Në rubrikën ‘MARINA NA NA NA’ dy këngëtarët janë vënë para sfidës “E vërtetë apo guxim”. Gjatë pyetjeve të kësaj sfide, Brunos i është kërkuar të tregojë vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri.
“Po pse mua këto pyetje moj Marina. Se siklet, po ja kështu poshtë pemës, vend i çuditshëm, pemës së ullirit.“-shprehet Bruno.
A.C/Dosja.al