Bota

“Kam bërë një gabim të madh”, e reja pendohet që iu bashkua ISIS, kërkon të rikthehet në Britani dhe të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit

Shamima Begum lutet për falje dhe pretendon se nuk e dinte qe ISIS ishte një kult vdekje para se t'i bashkohej burrit të saj në në Siri, ndërkohë që kërkon të rikthehet në Angli dhe të ndihmojë me luftën kundër terroristëve.
Featured image of article: “Kam bërë një gabim të madh”, e reja pendohet që iu bashkua ISIS, kërkon të rikthehet në Britani dhe të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit Shamima Begum

SIRI– Shamima Begum u largua nga Anglia së bashku me dy miq për tu bashkuar me ISIS në vitin 2015 dhe tani po lufton për të marrë sërish shtetësinë britanike. Ajo e quajti veten viktimë dhe u lut për falje.
22-vjeçarja u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar pasi u martua me një xhihadist të një agjencie spiunimi, duke mohuar pretendimet e saj se ishte vetëm një shtëpiake Raqqa. Ata besuan se ishte një pjestare e grupit terrorist të “policisë së moralit” dhe që ishte parë edhe duke lidhur bomba vetëvrasëse në rripat e eksplozivit.

Begum thotë se tani “më parë do pranonte të vdiste sesa t’i bashkohej sërish ISIS” dhe pranon se kishte qenë e gabuar të thoshte se sulmi në Manchester Arena ishte i justifikuar për shak të sulmeve ajrore që patën goditur Sirinë duke lënë qytetarë të vrarë.

“Askush nuk mund të më urrejë më shumë se unë vetën timë për ato që kam bërë dhe gjithë çfarë mund të thëm është: më falni dhe më jepni një mundësi tjetër!” tha ajo, duke shtuar më pas se ishte ngacmuar seksualisht, kishin përfituar prej saj dhe ishte manipuluar për të udhëtuar në Siri.

Duke mohuar të kishte lidhje me krimin, ajo tha “I vetmi krim që mendoj se kam kryer ka qenë që isha mjaftueshëm budallaqe sa të bashkohesha me ISIS”.

Ajo i ofroi kryeministrit Johnson bashkëpunim për të luftuar terrorizmin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është e qartë që keni vështirësi me ekstremizmin dhe terrorizmin në vend. Unë mund tju ndihmoj me shumë dëshirë per këtë gjë sepse është e dukshme se nuk e dini c’po bëni. Dua që Britania të më shohë si një aset, jo si një kërcënim.” tha Begum.

Kur u pyet se pse nuk kthehej në vendin e saj të lindjes, në Bangladesh, ajo tha: “Si mundet një shtet si Britania e Madhe të mos besojë në dënim me vdekje? Si mund të presin që të shkoj në një vend ku do të më vrasin? E di që populli britanik ka jetuar në frikë prej ISIS dhe kanë humbur të dashurit e tyre, por dua tu them se e kuptoj vuajtjen që kanë përjetuar dhe se unë po jetoj me frikë prej ISIS gjithashtu. E di që kam bërë një gabim të madh . Kërkoj nga zemra të më falin.”

Begum ka hequr veshjen islamike prej një viti tashmë. Ajo ka lyer flokët dhe thonjtë dhe vendos make-up, ndërkohë që mohon se ndryshmi i imazhit të saj është një mënyrë për të tërhequr vëmendje.

(i.d.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment