Politike

“Kam bërë 22 padi”, Rama: Janë dokumenta që t’i shoh djali im kur të lexojë në Google se babai i tij është monstër. Shpifja është e keqja më madhe e botës

VIDEO
Rama tha se padfitë për shpifje i bën që t’i lërë të birit një tufë me letra që kur të lexojë për historinë e tij të kuptojë dhe të vërtetën.
Featured image of article: “Kam bërë 22 padi”, Rama: Janë dokumenta që t’i shoh djali im kur të lexojë në Google se babai i tij është monstër. Shpifja është e keqja më madhe e botës Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përplasjen e tij me Ramush Haradinajn, por dhe për paditë e tij që ka bërë për ata që i quan shpifës. Në fjalën e tij në konferencës pas vizitës në Prishtinë, Rama tha se padfitë për shpifje i bën që t’i lërë të birit një tufë me letra që kur të lexojë për historinë e tij të kuptojë dhe të vërtetën.

“Meqë erdhët tek përplasjet e mia, unë mendoj se shpifja është një nga të këqijat e mëdha që politika i ka bërë vendin e brezave të rinj. Shpifja ka bërë që të ngulitet e kundërta e asaj që prindërit na kanë mësuar dhe u kanë mësuar. Akti më i ulët që bën njeriu është shpifja. Është e gjithë bota nën agresionin e shpifjes, dhe njerëzit habiten e thonë pse padi për shpifje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë kam bërqë 22 padi për shpifje, por kjo që kam bërë për Ramushin është ajo që ka bërë më shumë zhurmë. Dëshiroj që të kem mundësi që djalit tim të voglit, tia një tufë fletësh që t’i ketë e ta ndihmojnë të kuptojë lajmet e pafundme nëse do kërkojë emrin tim në Google, e do lëxojë për një monstër për të gjitha të zezat, e të mos ketë për të pyetur mua. Unë do vijojë dhe më gjyqe të tjera, por nuk i bëj publike”, u shpreh Kryeministri.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment