Aktualitet

Kalvari që la pas pesë kufoma, kush janë viktimat e hakmarrjes mes fiseve Gjini-Reçi në Mirditë, shënjestra e fundit po lufton me vdekjen në spital

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, para katër vitesh, vit kur u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jaku.
Featured image of article: Kalvari që la pas pesë kufoma, kush janë viktimat e hakmarrjes mes fiseve Gjini-Reçi në Mirditë, shënjestra e fundit po lufton me vdekjen në spital Katër viktimat, Gasper dhe Kastriot Reçi, Sajmir Jaku, Kreshnik Gjini

TIRANËDosja.al ju sjell zinxhirin e vrasjeve në Mirditë, kalvarin  e atnetateve që sot, sollën një tjetër ‘goditje’, atë ndaj Preng Gjinit. Gjithçka ka nisur në vitin 2016, para katër vitesh, vit kur u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jaku. Më pas në hakmarrje të Jakut dyshohet se është kryer edhe atentati i Gasper Reçit, në muajin prill të vitit 2017. Vrasja e vitit 2017 erdhi pasi dyshohej se autori i vrasjes së Sajmir Jakut ishte Kastriot Reçi (biznesmeni që do të ekzekutohej me snajper në janar të këtij viti).

Por seritë nuk janë ndalur këtu. Po në muajin shtator të vitit 2017, vjen një tjetër vrasje. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Kreshnik Gjinit, shqiptarit që punonte si kamarier në Belgjikë dhe njihej edhe si Niko K.. Vrasja e Gjinit dyshohet të jetë bërë si hakmarrje për atë të Gasperit. Gjithsesi pala tjetër nuk ka qëndruar e qetë.

Në gusht të një viti më parë u vra edhe Armando Gjini. Përpara katedrales së qytetit të Rrëshenit, teksa Gjini ndaloi makinën në mënyrë që e shioqja të futej në një market, qitësit nxituan të ‘mabronin punë’. Nën hetim për këtë vrasje u vu Kastriot Reçi. Ky I fundit, u vra më pas në janar të këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kastriot Reçi, pronari i televizionit, “Media Plus-Tv”, u ekzekutua pranë lokalit të tij me snajper. Për vrasjen e tij, grupi hetimor ‘hodhi dytë’ nga familja Gjini, por nuk pati asnjë të arrestuar.

Armando Gjini dhe Kastriot Reçi

I dyshuari kryesor ishte pikërisht Preng Gjini, ish-efektivi i Gardës së Republikës që sot ra pre e një atentati mbrëmjen e sotme. Vetë Rebani Jaupi, konfirmoi përballë mediave, se pista ku po hetohet për atentatin e sotëm është hakmarrja, dhe lidhet pikërisht me kalvarin e ekzekutimeve në Mirditë. Aktualisht, Gjini ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment