Rajoni

Kalon perimetrat e sigurisë pa rënë fare në sy, shqiptari tenton të arratiset nga burgu në Kosovë, vihet re sapo del nga godina

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Qendrën Korrektuese Smrekonicë. Sipas njoftimit zyrtar nga SHKK-ja, i burgosuri me inicialet H.Sh., ka kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme. Pikërisht në këtë moment është vënë re nga stafi, i cili ka ndërhyre, duke bërë që i dënuari të kthehet sërish në qeli.
Featured image of article: Kalon perimetrat e sigurisë pa rënë fare në sy, shqiptari tenton të arratiset nga burgu në Kosovë, vihet re sapo del nga godina Foto ilustruese

KOSOVË– Një shqiptar nga Kosova ka tentuar të arratiset nga bugu, sapo ka vënë re që mund të kapërcente perimetrat e sigurisë pa u vënë re nga askush.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Qendrën Korrektuese Smrekonicë. Sipas njoftimit zyrtar nga SHKK-ja, i burgosuri me inicialet H.Sh., ka kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme. Pikërisht në këtë moment është vënë re nga stafi, i cili ka ndërhyre, duke bërë që i dënuari të kthehet sërish në qeli.

Personi që tentoi arratisjen është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale ndihmë në grabitje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i plotë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë. Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. H. SH. është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment